Zoran Zaev i “shpallë” luftë nepotizmit: Të largohen të gjithë nga puna!

Kryeministri Zoran Zaev do të kërkojë që të gjithë familjarët e punësuar të funksionarëve të LSDM të heqin dorë nga vendet e punës. Këtë e ka theksuar për TV Telma, ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski.

“Kryeministri do të kërkojë nga të gjithë familjarët e funksionarëve të LSDM të punësuar gjatë periudhës së fundit në institucionet shtetërore që të tërhiqen. Kryeministri kërkon që të gjithë të tërhiqen. Dolëm nga një sistem me punësime partiake dhe ne luftojmë që të ndërrojmë këtë sistem dhe të ndryshojmë mënyrën e tillë të mendimit. Ne pranojmë se kemi presione nga anëtarësia jonë që pret për tu punësuar në institucionet shtetërore, por megjithatë disa kanë pasur sukses të punësohen”, theksoi Mançevski. (INA)