Zeqirija Ibrahimi: Kush nuk i mban premtimet, nuk e meriton besimin tonë

Të dashur qytetarë të Çairit,

Ashtu siç ju kemi paralajmëruar se pushteti i deritanishëm është mashtrues dhe premtimthyes, jemi këtu që edhe një herë t’jua përdëftojmë këtë.

Pushteti aktual i Komunës së Çairit në fushatën e vitit 2013, por edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pati premtuar se këtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohet një objekt universitar dhe objekti i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Dhe, kur jemi këtu ne përsëri i kemi dy pyetje:

  1. A shihni gjëkundi këtu objekt universitar dhe objekt të Institutit?

Dhe, meqë përgjigjen tashmë e shihni, pyetja tjetër është:

  1. Nëse dje kryetari i Komunës nuk e ka mbajtur premtimin, pse qytetarët sot duhet t’i besojnë kandidatit tjetër të po kësaj partie?

Nëse një herë gënjen dhe e thyen premtimin, gjithë jetën mbetesh gënjeshtar, ndërsa nëse gënjen 12 vjet rresht dhe pa fund herë, kjo bëhet detyrë e vështirë për t’u llogaritur edhe për matematikanët më të mirë.

Për fund ju premtojmë se, pavarësisht kësaj, nëse në Çair kanë lënë edhe pak hapësirë publike, ne do t’i japim detyrimisht hapësirë universitetit “Nëna Terezë”, sepse ne jemi shumë të interesuar që Çairi të jetë komunë universitare, sepse ashtu – përveç mundësisë së zhvillimit intelektual – do të jetë edhe një mundësi për zhvillim ekonomik.

Ne nuk premtojmë gjëra vetëm për të marrë vota, sepse ne nuk e kemi ndër mend ta braktisim Çairin pasi ta kryejmë mandatin. Ne angazhohemi për një jetë të re në Çair.

Shihemi nesër. Kështu deri në çlirimin e Çairit.




Be the first to comment

Leave a Reply