Zendeli: PSP-ja ka pasur qasje selektive, gjyqësorit në vend i duhen ekspertë të huaj

Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA tha se PSP-ja ka pasur qasje selektive në drejtësi dhe se në sistemin gjyqësor në vend duhet të inkorporohen ekspertë të huaj.

“Shkarkimi i prokurores speciale nënkupton  shuarjen e prokurorisë speciale. Ne e dimë se me këtë do të largohen edhe të punësuarit në PSP. A ka ndryshuar diçka me sistemin e drejtësisë tek ne, jo s`ka ndryshuar asgjë, ne kemi ende probleme me sistemin e drejtësisë. PSP ka pasur qasje selektive ndaj pushtetit dhe opozitës. Duhet të inkorporohen ekspertë të huaj në prokurori dhe gjyqësor në vend”-tha, Fadil Zendeli.

Propozimi për shkarkimin e Janevës tani kthehet në institucionin amë, respektivisht në Këshillin e Prokurorëve, ku edhe do të merret vendimi përfundimtar. Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reketi”. /TopAlNews/