Zekiri: Të gjitha opsionet janë në tavolinë, Qeveria mund të mbahet edhe pa BDI-në!

Pas përplasjes së fundit të nënkryetarit të Lidhjes Socialdemokrate Muhamet Zekiri me Kryetarin e Kuvendit nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, si duket ka eskaluar përçarja mes partnerëve të koalicionit, shkruan Fakte. Në pyetjen e gazetarit të TV21 nëse LSDM po ndahet nga BDI, nënkryetari Zekiri deklaroi se të gjitha opsionet janë në lojë.

“Qeveria mund të mbahet edhe pa BDI-në” ka thënë veç tjerash Zekiri./FAKTE