Zaev po fundoset nga krahu i VMRO në BDI

Abdush Demiri – Nenkryetar i Levizjes Besa

Zoran Zaevit po i thyhen dita-ditës të gjitha këmbët e qelqta me të cilat po qëndron në pushtet.

– Dështim në sferën e financave, si rezultat i mospasjes së investimeve të huaja.

Dështimi në Kuvend, si rezultat i bllokimit të ligjeve reformatore, sidomos në sferën e gjyqësorit, të cilat BDI dhe VMRO i zvarrisin për të mbrojtur funksionarët dhe ish-funksionarët e tyre nga burgu.
Dështim në ekzekutiv për shkak të politizimit të institucioneve!
Dështim në komunat shqiptare, kryetarët e të cilave i mbështeti hapur Zaev, por shumica e të cilëve ishin të kapur nga pushteti i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së!
Dështim në sistemin e gjyqësorit për shkak se në të ende qëndrojnë prokurorë dhe gjykatës të emëruar nga Blerim Bexheti dhe Sasho Mijallkov!
Dështim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për fat të keq në këtë sferë ka dyshime serioze se edhe ai është zhytur vetë!
Pas gjithë këtyre dështimeve, lind pyetja, vallë Zoran Zaev po hyn në gropën të cilën e ka hapur për të tjerët?! Pse?! Sepse vetë Ai i mbështeti për kryetar komunash Teuta Arifin, Ramiz Merkon, por edhe Blerim Bexhetin, ndërsa mban si zv/kryeministër personin më të dështuar në politikë si Sadulla Duraku dhe të dyshuarin për korrupsion në Ministrinë e Shëndetësisë si ministër i VMRO-BDI-së, Bujar Osmanin. Të gjithë këta kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt me VMRO-DPMNE-në, ministra dhe deputetë të cilët për 11 vjet me radhë kanë sajuar politika të përbashkëta kundër shqiptarëve: Mos harrojmë rrahjen e nxënësve nëpër autobusë, rastin Monstra, Kumanovën, vrasjen e Komandant Shqiponjës dhe dhjetëra skenarë të tjerë antishqiptarë për të burgosur qytetarë shqiptarë të pafajshëm dhe ish-ushtarë të UÇK-së!

Prandaj Z.Z. duhet tu japë llogari të gjithë shqiptarëve, që në vitin 2016 e mbështetën në protesta dhe atyre që dikur e votuan. Mos vallë mendoi se me të njëjtët persona servilë të VMRO-së, do të vazhdojë politikën antishqiptare si pushteti VMRO-BDI. A e bëri këtë me qëllim që përmes funksionarëve të BDI, që i shërbyen Mijallkovit dhe Gruevkit, të marrë në kontrollë gjykatësit dhe prokurorët e VMRO-BDI. Mos vallë Zaev mendoi se do ta ketë më lehtë me po këta persona të reketojë bizneset në Maqedoninë e Veriut, në vend që atyre tu sigurojë stabilitet dhe zhvillim?!

Mos vallë kryeministri mendoi se krahu i VMRO-së në BDI, të cilët ai i bëri zv/kryeministra dhe kryetarë komunash do ta tradhtojnë përgjithmonë VMRO-në, Mijallkovin dhe Gruevskin?!

Nëqoftëse ai ka menduar kështu, del se me vërtet ka qenë tepër naiv. Ndërsa, nëse e ka bërë pa vetëdije, i bie që ka qenë dhe ëahtë tepër i papjekur politikisht!

Për të numëruar dështimet e Qeverisë Zaev do duhet edhe shumë pasi janë me mijëra! Por opinionit po ia rikujtojmë se Zaev ka patur sukses vetëm në rastet ku ka pasur mbështetjen e opozitës shqiptare, e sidomos të Lëvizjes BESA, e cila për as një çast nuk pranoi t`i përulet atij vetëm për të ardhur në pushtet, e për të shitur interesat e shqiptarëve. Kujtojmë se pa Lëvizjen BESA nuk do kishte Prokurori Speciale, miratim të Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, por as ligjet tjera reformatore!

Por kur Zaev të ketë kohë ta vë gishtin në kokë dhe të mendojë se ku ka gabuar dhe kush do ia sjellë VMRO-në në pushtet, do të jetë i shtrirë në gropën që u hapi qytetarëve të vendit për interesat e tij të ngushta dhe të miqve të tij të BDI-së!