Zaev: Pa BDI-në nuk e kemi shumicën

Kreu i Qeverisë, Zoran Zaev e ka bërë të qartë se pa BDI-në nuk kanë mundësi të kenë shumicën prej 61 votave në Kuvend.

“Nëse i heqim 10 deputetët e BDI-së do të thotë se i kemi 58 deputetë. Prandaj kjo nuk është aq e thjeshtë. Subjektet serioze kanë qasje serioze për të gjitha problemet. Së pari të gjenden arsyet, së dyti të japin përgjigje para opinionit dhe së treti të ketë një përfundim se janë bërë gabime, të mos përsëriten”, ka thënë Zaev.