Zaev dhe Shekerinska për vizitë pune në Suedi

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot gjenden për vizitë pune në Stokholm, Mbretërinë e Suedisë.

Është paraparë që Zaevi të takohet me homologun e tij suedez Stefan Lofven, ndërsa nga Qeveria paralajmërojnë se janë të hapura mundësitë edhe për takime të tjera bilaterale.

Kryeministri së bashku me zëvendëskryeministren Shekerinsa janë ftuar të marrin pjesë edhe në Konventën e Aleancës progresive, lëvizje ndërkombëtare e progresivëve, forcave socialdemokrate dhe socialiste nga mbarë bota, të cilët zotohen për formë moderne dhe demokratike të bashkëpunimit të hapur me përqendrim në zhvillimin e qëndrueshëm, drejtësinë sociale, mundësitë për të rinjtë dhe ekonominë. Në konventë do të marrin pjesë shumë kryeministra dhe përfaqësues të qeverive nga Evropa dhe bota. .