Vuçiq: Ballafaqimi me Albin Kurtin në Berlin ishte i ashpër




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte për mediat serbe se ballafaqimi i tij i parë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë “i ashpër”.Ata janë ballafaquar në një panel në kuadër të një konferencë për çështje të sigurisë e cila po mbahet në Mynhen të Gjermanisë.“Ka qenë debat i ashpër. Nuk mund të jap detaje. Kam luftuar për interesat e Serbisë dhe popullit serb, që është detyrë e imja. E kam folur të vërtetën dhe jam krenar për këtë”, tha Vuçiq për RTS pas këtij forumi.