Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme




Më ftohtë sot në mëngjes minus 4 gradë Celsius ka qenë në Berovë, ndërsa temperaturë maksimale prej tetë gradëve është matur në Dojran.

Siç informuan nga DPHM, -1 në Kriva Pallankë, zero në Vinicë, 1 në Tetovë, Strumicë, Mavrovë dhe Lazaropole, 2 në Shtip dhe Krushevë, 3 në Manastir dhe Prilep, 4 në Shkup dhe Kumanovë, si dhe 5 gradë në Ohër, Pretor dhe Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Dibër.

Gjatë natës mot kryesisht me vranësira, vetëm në pjesët e skajshme lindore ka pasur vranësira të vogla. Në fushëgropën e Pollogut dhe Strumicës, si dhe në vendet mbi 800 metra lartësi mbidetare ka pasur paraqitje të mjegullës. Reshjet e shiut fillimisht nisën në pjesën jugperëndimore të vendit, ndërsa në orët e hershme të mëngjesit u zgjeruan në pjesët perëndimore. Reshje të shiut sot në mëngjes ka edhe në fushëgropën e Shkupit. Gjatë 24 orëve të fundit më shumë reshje të shiut katër litra në metër katror ka pasur në Ohër dhe Dibër, dy në Lazaropole, Pretor dhe Krushevë, ndërsa një litër në Mavrovë.

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe me shi. Reshjet lokale do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m2), veçanërisht në pjesët perëndimore dhe juglindore. Gjatë natës reshjet e shiut do të kalojnë në reshje dëborë edhe në zonat më të larta të larta, informon Drejtoria për punë Hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga zero deri në 7 gradë celsius dhe temperaturat e ditës nga 3 deri në 12 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të arrijë në 4 gradë dhe temperatura ditore deri në 8 gradë.

Stabilizim kalimtar të motit do të jetë të enjten dhe të premten nga fundi i ditës, ndërsa nga e shtuna pritet valë e re shiu, ndërsa në malet me dëborë.