VMRO-DPMNE: Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka reaguar pas shpalljes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare. Sipas tyre, shpallja e ligjit është vepër penale, për të cilët mund të shkohet edhe në burg.

“Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të cilën shkohet në burg dhe të cilën e bartë drejtori i Gazetës Zyrtare dhe të gjithë të përfshirët tjerë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti theksojnë se LSDM-ja edhe njëherë ka dhunuar demokracinë dhe ka shkelur rendin kushtetues në Republikën e Maqedonisë.

Ndryshe, pas miratimit në muajin mars të vitit të kaluar, Ligji për përdorimin e gjuhëve dje është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit dhe sot do të shpallet në Gazetën Zyrtare.

Be the first to comment

Leave a Reply