Vijnë mbështetjet e para për kandidaturën e Blerim Rekës për president të Maqedonisë (FOTO)

Profesori dhe diplomati i karrierës Blerim Reka është figura e duhur shqiptare për kandidat për kryetar shteti në Maqedoninë e Veriut. Intelektual dhe përfaqësues politik në ekipin e Adem Demaçit në zyrën e UÇK në Prishtinë. Me karrierë e njohës i hileve të sllavëve e polititikave të tyre meskine. Figura e tij e rikthen në lojë faktorin politik shqiptar dhe e motivon votuesin e procesin e kthen në binar. Profesori Blerim Reka është themeluesi i mendimit diplomatik shqiptar në rajon, na duhet shumë kjo energji sepse fillon procesi i demontimit të pushtetit kriminal te shqiptarët. Duket modern por ata që e njohin e dijnë se është kokëfortë e këmbëngulës dhe di të jep gol në minutën e 90 të lojës”, ka shkruar në Facebook profesori universitar Arsim Sinani.