VIDEO/ Zekiri: Ali Ahmetin e mbrojnë gjykatësit e Mijallkovit

Nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti i kësaj partie, Muhamed Zekiri, ka kritikuar ashpër BDI-në dhe kreun e saj Ali Ahmetin, raporton Almakos. Zekiri tha se krimet e partisë së Ahmetit i mbrojnë gjykatësit e zgjedhur nga Sasho Mijallkovi dhe Blerim Bexheti.

“Paramendojeni del Ali Ahmeti dhe deklaron se kush do na mbronte neve nëse do kishim kriminalitet. Si kush do ju mbronte? Po këta gjykatës që i vendosët bashkë me Sasho Mijallkovin dhe Blerim Bexhetin”, deklaroi Zekiri.