Vice Zaev e padit Nikollovskin e VMRO-së për shpifje

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2 është mbajtur seancë përgatitore për padinë për shpifje të vëllait të kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev, kundër nënkryetarit të VMRO-DPMN-së, Aleksandër Nikolloski.

Arsyeja e padisë është për shkak se Nikolloski në intervistën me telefon në një televizion, ka thënë se Vice Zaev dhe familja e tij i fiton të gjitha bizneset kryesore në shtet, transmeton MEDIAL.

Në seancën e radhës më 26 shkurt, do të pyetet vëllai i kryeministrit. Nikolloski ka dhënë përgjigje ndaj ankesës dhe ka thënë se vetë do të mbrohet. Vlera e kontestit është 30 mijë denarë.

Në deklaratën për media, Nikolloski ka thënë se Vice ka shpjeguar se për shkak të deklaratës, ka ndjerë shqetësim dhe kokëdhembje.

“Nëse i ka ardhur puna Zaevit për 30 mijë denarë, le t’i shpenzojë për shëndet”, ka thënë Nikollovski pas seancës.




Be the first to comment

Leave a Reply