Vëllai i “El Chekës”, fton shqiptarët për protesta në Shkup, më 14 shtator

Blerim Ahmedi, vëllai i “El Chekës”, që udhëhoqi protestat disaherë me radhë, në një prononcim për gazetën “Lajm”, fton shqiptarët që sërish t’i bashkangjiten protestave, të cila do të mbahen në Shkup më datë 14 shtator, ora 14:00 tek Sheshi”Skënderbe”, nën moton: “Marshim drejtë Parlamentit”. “Këtë protestë da ta nisim nga Sheshi “Skënderbe” në Shkup, për të marshuar më pastaj drejtë Parlamentit të Maqedonisë. Arsye për të protestuar mbetet e njëjtë. Protestojmë kundër sjelljes së BDI-së në pushteti tanimë disa vite me radhë, përkeqësimit ekstrem të pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, që po shoqërohet me ikjen masive të rinisë shqiptare, pastaj për arsye të vrasjeve të shqiptarëve, burgosje, raste të montuara dhe shumë e shumë planeve tjera kundër të drejtave të shqiptarëve”, thotë për Gazetën “Lajm”, Blerim Ahmedi, vëllai i “El Chekës”, duke shtuar se kohëve të fundit, po dëgjohen edhe video-inçizime, në të cilat dëgjohen zërat e liderit të partisë të BDI-së, me kolegët e tij partiakë, “që tallin, fyejnë dhe shajnë në mënyrën më barbare popullin shqiptar dhe nënat shqiptare”.