Turqia i përgjigjet kërcënimeve të Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Turqinë se ‘do ta shkatërrojë ekonomikisht’ në qoftë se sulmon forcat kurde në Siri, pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.

Por, Turqia ka thënë se nuk ka ndonjë problem me kurdët, çështja është grupi terrorist i PKK-së dhe zgjerimet e tijnë Siri, tha të hënën drejtori i Zyrës për Komunikim Presidencial, Fahrettin Altun.

“Republika e Turqisë nuk është armik i kurdëve, por një mbrojtës i tyre,” shkroi ai në Twitter, njofton Klan Kosova.
Altun theksoi se “siguria kombëtare” është esenciale për Turqinë, shkruan Anadolu Agency.

“Terror është terrori dhe duhet çrrënjosur. Ajo që bën Turqia në Siri është pikërisht çrrënjosja”, tha ai.
Altun theksoi se PYD dhe YPG janë organizatat terroriste që përsëritën vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Reagimet e Altun erdhën disa orë pas postimit kërcënues të Trump në Twitter.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije se një operacion ndërkufitar kundër grupit terrorist PYD / YPG në verilindje të Sirisë do të ndodhë së shpejti. Që nga viti 2016, Ankaraja ka kryer dy operacione të ngjashme ushtarake në Sirinë veriore.

Partia Punëtore e Kurdistanëve (PPK) konsiderohet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja. Ajo dyshohet se ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Be the first to comment

Leave a Reply