Trump kërcënon Turqinë nëse sulmon kurdët

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të shkatërrojë ekonominë e Turqisë nëse kjo e fundit “shkon jashtë kufijve” pas vendimit të tij të befasishëm për të tërhequr trupat amerikane nga veri-lindja e Sirisë.

Në një seri postimesh të zemëruara, Trump mbrojti veprimin e tij, i cili mund t’i hapë rrugën Turqisë për të filluar një sulm ndaj luftëtarëve kurdë përtej kufirit.

Tërheqja u kritikua shumë edhe nga aleatët republikanë të Trump.

Forcat kurde ishin aleatët kryesorë të SHBA-ve në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri.

Por Turqia i konsideron militantët kurdë si terroristë.

SHBA ka rreth 1.000 trupa në të gjithë Sirinë, por vetëm rreth dy duzina ishin tërhequr nga zona kufitare, sipas një zyrtari të lartë të departamentit të shtetit.