Tre të arrestuar në Kumanovë

Tre persona kanë përfunduar në stacionin policor të Kumanovës gjatë 24 orëve të kaluara. Sipas kumtesës së MPB-së, njëri prej tyre është për shkak të posedimit të marihuanës, kurse dy të tjerë janë arrestuar për shkak të veturave të falsifikuara.

Me mariguanë është arrestuar 29 vjeçari me iniciale D.C., kurse nën dyshimin se kanë falsifikuar veturat janë arrestuar dy shtetas serb, A.R. (54) dhe R.A. (24). Ata janë arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanoc.