Të shtëna me armë në Tiranë, ka të plagosur

Një person është vetëplagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak më parë në zonën e Bathores, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Shkaqet që kanë çaur në vetëplagosjen e personit nuk dihen ende.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.