Stuhitë i afrohen Ballkanit, ja kush rrezikon

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vije fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë. Një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik përmes Evropës do të fillojë të depërtojë sot edhe në Gadishullin Ballkanik duke freskuar motin dhe ulur temperaturat.

Gjatë depërtimit të frontit priten procese të bujshme atmosferike me shtrëngata lokalisht të fuqishme shiu me breshër dhe kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me ajrin e ftohtë jostabil, shkruan Botasot.