Spasovski: Pa luftën kundër falsifikimit të eurove, Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se pa luftën kundër falsifikimit të eurove, Maqedonia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Sipas Ministrit, ekzistimi i kapaciteteve për luftën kundër falsifikimit të eurove është një ndër kushtet bazë të parapara në kapitullin e 24.

“Sa më shpejt që t’i ndërtojmë këto kapacitete, aq më mirë do të jetë për procesin e bisedimeve, por më mirë për forcimin e institucioneve tona në rritjen e kapaciteteve dhe stabilitetit të tyre, gjë që do të rrisë besimin e qytetarëve”, tha Spasovski në konferencën e mbajtur në Shkup me temë “Forcimi i kapaciteteve të sistemit në luftën kundër falsifikimit të eurove”.

Ai tha se ndër masat e para të ndërmarra është themelimi i zyrës qendrore për hetime në fushën e falsifikimit të parave. Projekti mbikëqyret nga Bundestagu gjerman.




Be the first to comment

Leave a Reply