Sot vendoset tabela me emrin e ri të shtetit në kalimin kufitar “Bogorodica”

Në kalimin kufitar “Bogorodica” në Gjevgjeli sot do të vendoset tabela e me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut në orën 13:00 në kalimin kufitar “Bogorodica” në Gjevgjeli do të vendos tabelat me emrin e ri kushtetues, njoftojnë nga qeveria.
Dje ka hyrë në fuqi Maqeeëveshja e Prespës, me çka Qeveria e obligoi Drejtorinë Doganore në afat prej tre ditësh të ndryshojë tabelat në kalimet kufitare dhe në dy aeroportet e shtetit.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Greqinë, emri i ri i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/