Sot shënohet Dita Botërore e Mësuesit

Sot në botë shënohet Dita Botërore e Mësuesit, edhe pse shumë vende të botës këtë ditë e festojnë në data të ndryshme.Në kalendarin e UNESCO-s 5 tetorit është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit, kjo datë u shënua në vitin 1994.Kjo ditë paraqet një shenjë të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin e mësuesit që i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.