Sot seancë plenare, PD bën lëvizjen e papritur

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë që u anulua të enjten e kaluar, do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00. Konferenca e Kryetarëve u mblodh këtë paradite ku u mor vendimi. Në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Edhe opozita ka njoftuar se do të mbajë sot një protestë përpara parlamentit.

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë që u anulua të enjten e kaluar, do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh këtë paradite ku u mor vendimi. Në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

Seanca plenare do të jetë vetëm me deputetët e mazhorancës, pasi opozita e bashkuar shqiptare, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, kanë vendosur të djegin mandatet. Opozita ka nisur një valë protestash me qëllimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme përmes krijimit të një qeverie tranzitore.

Ndërkohë që edhe opozita ka njoftuar se në orën 17:00 do të jetë përpara përlamentit për të protestuar.

Deri më tani kundër vendimit të grupeve, kanë dalë deputeti i PD-së, Mylsim Murrizi dhe Lefter Koka i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa ende është pezull vendimi i deputetes Rudina Hajdari, vajzës së të ndjerit Azem Hajdari.