Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.

“Bazuar në Kushtetutë, me kërkesë të kryeministrit është thërritur një seancë e jashtëzakonshme për të mos humbur kohë për të filluar menjëherë punën ministrat e rinj, që kanë mbështetjen e grupit të PS, sot në 17:00 zhvillohet seanca e votimit të dekreteve për të gjithë ministrat, besoj që deri në orën 17:00 edhe zoti Meta do i ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjithë ministritë të vijojë puna. Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetëvetja e presidentit për t’i hequr Kuvendit të drejtën për t’u shprehur do zgjidhet.

KED ka filluar punë dhe më konstituimin krijohet mundësia e plotësimit të vakancave në Kushtetuese. Në këtë aspekt i jepet fund edhe një situate artificial për nevoja të brendshme të opozitës duke shfrytëzuar përfaqësimin e tyre në Presidencë kanë bllokuar në mënyrë të padrejtë ekskluzivitetin e kryeministrit për ti propozuar kuvendit përbërjen e qeverisë. Kuvendi është autoriteti i vetëm që vendos për përbërjen e qe qeverisë, jo Presidenti’ u shpreh Balla.

Sot në seancën e orës 17:00 do të votohen dekretet për zv/ kryeministrin dhe ministrat e rinj me përjashtim të postit të Ministrit të Jashtëm. Pas refuzimit që Meta i bëri emrit të Gent Cakajt, Rama e zgjidhi ngërçin duke marrë vetë edhe drejtimin e këtij dikasteri, por Presidenti ende nuk është shprehur. Kreu i shtetit është brenda afateve Kushtetuese, pasi propozimi nga Kryeministria u dërgua ditën e hënë.




Be the first to comment

Leave a Reply