Sot protesta në Shkup për bombat e El Chekës – thirrje për pjesmarrje masive

Sot në ora 14:00 te sheshi Skenderbeu në Shkup do të mbahen protesta antiqevetare, që organizohen nga Blerim Ahmedi, vëllai i El Chekës, shkruan gazeta LAJM. Protestat që u nxitën nga publikimi i bisedave të përgjuara të zyrtarëve të BDI-së sot zhvendosen në Shkup. Ish komandant dhe lufëtarë të UÇK-së, kanë bërë thirrje për pjesmarrje masive. Protesta mbështetet nga disa organizata joqeveritare, por edhe nga shumë intelektual e patriotë shqiptarë në vend dhe jashtë tij. Në videon më poshtë, gazeta Lajm sjell disa apele për daljen e qytetarëve shqiptarë në protesta.