SKANDAL/ Ambasadori Dedaj ofendon shqiptarët e Maqedonisë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Gjergj Dedaj, në prani të politikanëve shqiptar në një fjalim të mbajtur sot në lidhje me pavarësinë e Kosovës, Dedaj i’u drejtua Ali Ahmetit si lider i të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë. Dedaj me këtë veprim ka irituar përfaqësuesit e opozitës që ishin të pranishëm në këtë tubim. Poashtu nervozizëm është vërejtur edhe tek personalitete tjera shqiptare që ishin prezent në ketë eveniment.

Ajo që u vrejt gjatë fjalimit të Dedajt ishte se disa politikanë në shenjë proteste lëshuan sallën ku mbahej manifestimi.

Ndryshe, Gjergj Dedaj ka qenë temë diskutimi në media për postin e marrë si Ambasador i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me gjuhën e tij cinike kundrejt përkatësive fetare./TopAlNews/