Shoqërisë civile SHQIPTARE në Maqedoni i shtohet dhe Lëvizja “NDRYSHE”

Lëvizja NDRYSHE është e përbërë nga njerëz të ndërgjegjshëm mbi kontributin e kohës për të mirën e qytetarëve.

Në Lëvizjen NDRYSHE participojnë njerëz të fushave të ndryshme si studentë, gazetarë, mendimtarë, pedagogë, intelektualë, profesorë universitarë, etj.

Ka për qëllim qeverisjen e mirë, participimin dhe politikat e orientuara ndaj njerëzve dhe për njerëzit, Respektimin, avansimin dhe forcimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Fuqizimin dhe dinamizimin e shoqërisë civile, e cila ndikon në politikat publike, Pranimin e divergjencës kulturore, ndërvarësisë dhe dialogut, Kohezionin social, Zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe nacional, Përkrahjen e procesit euro-integrues dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, Nxitjen dhe pranimin e standardeve më të larta etike tek qytetarët, si dhe segmente të tjera nga parimet e sundimit të Ligjit.

Lëvizja NDRYSHE ka këto objektiva: Pavarsinë, transparencën, vullnetarizmin, veprimin jopartiak si dhe iniciativa të tjera në jetën publike.

Ceremonia e hapjes solemne të Lëvizjes NDRYSHE ka qenë e planifikuar për javën e kaluar por është anuluar shkaku i tragjedisë në Durrës dhe Thumanë.