Shkaku i tërbimit të Ramës ndaj Zërit të Amerikës

Kryeministri Rama sulmoi ashpër mbrëmë Zërin e Amerikës pasi këta të fundit i nxorrën të palarat mbi farsën e konkurseve për punësimin në administratë.

Punësimi mbi bazën e meritës ishte një ndër pikat e forta të fushatës së Ramës verën e vitit 2017, por me të marrë “tepsinë” vetë, jo vetëm që nuk u bë diçka e tillë, por militantët e partive u punësuan nën çadrën e konkurseve. Kështu ndodhi me drejtorët e burgjeve, po ashtu me krerët e hipotekave, etj.

Një fakt i tillë u denoncua edhe nga mediat shqiptare në atë periudhë, por duket se Ramës i ka djegur më shumë publikimi i VOA-s dhe jo pa shkak, shkruan Albeu.com.

Kjo, pasi VOA ka qenë pararoja e ndryshimeve të forta në vendet ish-komuniste dhe përfaqëson zërin zyrtar të amerikanëve duke qenë se financohet me fondet e qeverisë së SHBA-ve.

Prej disa muajsh, VOA është duke publikuar skandale të qeverisë Rama duke e vënë theksin tek fakti se këto ngjarje të rënda ndodhi pikërisht me mbështjen e qeverisë.

E gjitha filloi me skandalin e Unazës së Re ku një kompani fantazëm e regjistruar gjoja në SHBA mori një tender me vlerë 18 milion euro. Krahas kësaj, e njëjta kompani fitoi një tjetër tender me vlerë 12 milion euro nga OST duke pretenduar se ishte amerikane.

Caku ishte kaluar dhe VOA raportoi se këto falsifikime dhe tentativa për të grabitur para publike nën emra të rremë bëhej me mbështjetjen e qeverisë shqiptare.

Sëfundmi VOA shkatërroi edhe aureolën e punësimit mbi gjoja konkurseve në administratë duke nxitur reagimin e Ramës.

Ky i fundit nuk reagoi ndaj lajmit, por ndaj medias pasi tashmë po kupton se ka një ndryshim të kursit dhe një mos miratimit nga përtej oqeanit të mënyrës se si ai qeverisë.

Ndoshta Lulzim Basha nuk jep ende siguri, por duket se për aleatët tanë, Rama e ka bërë baltë dhe duhet të kthehet nga turravrapi shkatërrues për vendin.

Reagimi i fortë i Ramës ndaj VOA-s duke e quajtur kazan vjen pikërisht sepse nuhat këtë gjë dhe jo sepse i djeg fakti se i ra propaganda e punësimit mbi konkurse sepse për këtë ishin të gjithë të bindur se punësimet bëheshin mbi lista partie.




Be the first to comment

Leave a Reply