Shënohet 15-vjetori i vdekjes së presidentit Boris Trajkovskit

Sot shënohet 15-vjetori i vdekjes së presidentit Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në vitin 2004 në afërsi të Mostarit. Bashkë me presidentin Boris Tajkovski jetën e humbën edhe 8 anëtarë të kabinetit të tij. Kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar lartë figurën e presidenti Trajkovski duke e cilësuar si personalitet me energji të jashtëzakonshme, këmbëngulje, mençuri dhe durim, Sipas Zaevit, Trajkosvki i përkiste gjeneratës së politikanëve të rinj evropian, i cili në fokus të kujdesit dhe përkushtimit kishte demokratizimin e shoqërisë, respektimin e të drejtave të njeriut, përforcimin e shoqërisë qytetare dhe sundimin e së drejtës.

“Ai ishte optimist dhe me ide të qartë sa i përket realitetit dhe mundësive, ndërsa përkushtimi i tij i zjarrtë dëshmoi se nuk kishte asnjë situatë të pashpresë për të. Kjo u konfirmua më së miri gjatë krizës së vitit 2001. Presidenti Boris Trajkovski, si udhëheqës përgjegjës, mori barrën mbi shpatullat e tij dhe në asnjë moment nuk hezitoi ta bënte këtë, megjithëse ishte i vetëdijshëm për pasojat e mundshme për karrierën e tij në politikë”- deklaroi Zoran Zaev.