SHBA bën hapin e parë për Maqedoninë e Veriut në NATO, Senati vepron

SHBA-të kanë bërë hapin e parë për afrimin sa më të shpejt të Maqedonisë së Veriut në gjirin e Aleancës.
Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas kësaj, hapi i radhës deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat.

Lajmin për Ratifikimin e Protokollit e komunikuan ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në Shkup.

Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës, ndërsa pritet miratimi edhe nga 8 shtete tjera që vendi të bëhet anëtarja e 30- të e NATO-s.