‘Sa më e fortë është opozita shqiptare, aq më i mirë statusi i shqiptarëve, edhe kur ajo është ende në opozitë’

A tash mundet a? A pse u prit një vit vetëm për botimin e ligjit në Gazetën Zyrtare, kur afati i jep vetëm 8 ditë? I njëjti kryetar kuvendi ishte edhe atëhere! Si duket, këta të gjorët duan të shpërblehen dy herë për të njëjtën punë, që vetë e kanë vonuar…
Sikur të ishte për ta, këtë punën e nënshkrimit do të na e kishin shitur edhe për fushatën e zgjedhjeve presidenciale, që ta votonim kandidatin për kryetar të koalicionit vetëm për nënshkrimin e tij dhe publikimin e ligjit në Gazetën zyrtare, por ua prishi punët opozita shqiptare dhe sidomos Lëvizja BESA se ua nxorri turpin në shesh, dhe u tregoi si punohet dhe negociohet për interesat shqiptare.
Tani na e hedhin këtë pluhur syve duke menduar se shqiptarët do t’i harrojnë dështimet e tyre të mëparshme. Kush janë shkaqet që Kryeparlamentari shqiptar këtë e ka zvarritur kaq gjatë duke thënë vetë se varet nga vlerësimi i tij i momentit? Çka ndryshoi në ndërkohë? Kryetari i shtetit është i njëjti, i zgjedhur për 2 mandate me meritën e tyre ekskluzive, pasi e zbritën edhe cenzusin e shumicës se nevojshme në 40%, enkas për të!
Pastaj edhe ky ligj, kështu si është u bë me meritën dhe presionin e partive opozitare shqiptare. Me një fjalë, sa më e fortë është opozita shqiptare, aq më i mirë statusi i shqiptarëve, edhe kur ajo është ende në opozitë! Paramendoni sa i fuqishëm do të jete faktori shqiptar, kur të rrëzohet nga pushteti partia e përtacëve dhe parazitëve të BDI, që shkon në punë dhe punon diçka vetëm kur e zgjon dhe nxit opozita….!

Dervish Alimi, anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa.




Be the first to comment

Leave a Reply