Rritet numri i vatrave të zjarrit në Australi

Autoritetet australiane thonë se një numër “i paparë” i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor.
 
Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin.
 
Zjarret – shumë në zonat e prekura nga thatësira – po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius.
 
Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve.
 
“Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre”, deklaroi, Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit. .
 
Autoritetet paralajmëruan disa njerëz, që të kërkonin strehim nga zjarret në vend se të iknin, pasi tani ishte “tepër vonë për t’u larguar”./REL