Rrahje me grushte në PDK

Dje, gjatë ditës, dy zyrtarë të degës së PDK-së në Gjilan asambleisti i Kuvendit Komunal në Gjilan z. Hevzi Xhelili dhe anëtari i kryesisë Riad Rashiti, janë përleshur fizikisht përballë selisë së PDK-së në Gjilan. Mësohet se Hevzi Xhelili e ka goditur me grusht Riad Rashiti.

Burime të “Bota sot” tregojnë që si rezultat i konfliktit fizik ka ardhur nga mosmarrëveshjet brenda PDK-së në Gjilan, si rezultat i formësimit të dy grupacioneve të kandidatëve për kryetar të PDK-së, dega në Gjilan.

Po ashtu, mësohet se në degën e PDK-së në Gjilan, ka përçarje të mëdha për shkak të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.