Riker: Jeni në rrugën e duhur, vazhdoni me reformat

Luftë kundër terrorizmit, dhe anëtarësimin e e vendit në NATO dhe hapja e negociatave në tetor me BE-në ka qenë në fokus të takimit mes ndihmës sekretarit të Shtetit Riker dhe kryeministrit Zaev. Zav tha se tashmë 21 vende anëtare të NATO-s kane protokolluar anëtarësimin dhe deri më shtator ose tetor maksimumi do te kenë protokolluar të gjithë vendet. Kryeministri shtoi se në tetor vendi ka shansin më të mirë për të hapur negociatat në tetor

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Filip Riker tha se Maqedonia e Veriut mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe të Sekretarit Pompeo por dhe nga ana e tij personale. Ai tha se vendi është në rrugën e duhur dhe se reformat që tashmë kanë filluar duhet të përmbyllen. “Ju dhe vendi keni shansin më të mire tani për të vazhduar rrugën drejt integrimit në BE. Ekonomia rritet dhe këtë e tregojnë shifrat, progresi është i vërtet, tha ndër të tjera Riker.

Gjithashtu Riker shtoi se ishte i kënaqur edhe me vendin e tij, se pikërisht dje Kongresi amerikan mori në dorë lëndën e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Ai dërgoi edhe një mesazh opozitës ku tha se ajo duhet të jetë pjesë e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO dhe në hapjen e negociatave në BE. Sipas Rikerit në një vend demokratik opozita është gjithmonë kruciale dhe se duhet të marri përgjegjësit e veta për të mirën e vendit.

Riker uroi edhe ambasadoren e e re Kejt Bërsn për detyrën e re dhe siguroi se ajo do të ketë mbështetjen e tij të plotë dhe të sekretarit Pompeo.