Rexhepi në ‘Klan Debat’: Qeveria nuk bëri sa duhet për marrjen e datës

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi sonte është i ftuar në ‘Klan Debat’, për të diskutuar rreth aktualitetit politik, mos marrjen e dates për fillimin e negociatave me BE-në dhe për koalicionimet e mundshme për zgjedhjet e parakohsme parlamentare që do të mbahen më 12 prill të 2020-tës.

Rexhepi tha se për Lëvizjen BESA orientimi i vendit për në BE ka qenë pika kryesore e Lëvizjes dhe ka përkrahur reformat në vend. Më tej nënkryetri i Rexhepi deklaroi se mos marrja e datës erdhi për shkak që Qeveria nuk bëri sa duhet në këtë drejtim dhe se dështoi./TopAlNews/