Remenski do të dëshmojë për rastin “Reket”

Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski ka arritur në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar për të dhënë dëshminë për aferën “Reket”.

Remenski ka qenë kryetare nderi në Lidhjen Ndërkombëtare të Boki 13, i cili për momentin gjendet në paraburgim nën dyshimin se është ndihmuar nga prokurorja speciale Katica Janeva për zhvatjen e biznesmenit Orce Kamçev, ku sipas tij për të liruar të njëjtin nga akuzat në rastin “Imperia”, në dy raste i kanë zhvatur gjithsej 1,5 milion euro, para të cilat u ka dhënë biznesmeni Kamçev derisa ka qenë në arrest shtëpiak