“Reket”, Katica Janeva do të dëshmon të martën në ora 10:00

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva do të jep deklaratë për rastin “Reket” të martën në ora 10:00, konfirmojnë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përveç Janevës ditëve të fundit një varg prokurorësh dhe bashkëpunëtorësh të PSP-së janë ftuar për të deklaruar në lidhje me rastin “Reket”. Deri më tani, të gjitha janë ftuar si dëshmitarë, por nëse prokuroria merr prova të mjaftueshme, dëshmitarët shumë  lehtë mund të shndërrohet në të dyshuar.

Përveç Janesvës, nga PSP-ja për rastin “Reket” kanë dëshmuar edhe prokurorët Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova dhe Burim Rustemi.

Tani për tani të dyshuar në rastin “Reket”, për zhvatje të 1.5 milion eurove nga Kamçev janë vetëm Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe  Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

Ata dyshohet se i kanë marrë paratë me premtim se do të ndikojnë në PSP dhe do ta ndalojnë hetimin për pastrim parash kundër Kamçevit.

Gazeta italiane e krahut të djathtë La Verita publikoi gjithashtu edhe bomba audio ku dëgjohet zëri i Katica Janevës. Ajo e siguron Kamçevin se “Perandoria” është nën kontroll dhe se veprimet e ndërmarra janë për të treguar se hetimi është i gjallë. Janeva nuk e mohoi që kishte biseduar me Kamçevin por mohoi të ishte pjesë e skemës së reketit të Boki 13 dhe Zoki Kiçeec.