Reka në Zhelinë: RMV-ja nuk ka opsion tjetër pos BE-së dhe NATO-s (FOTO)

Nuk kemi opsion tjetër, përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kurse korrupsioni dhe papunësia duhet të ndalohen”, kështu është deklaruar kandidati  i pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Blerim Reka sot në tubimin në Zhelinë, transmeton Portalb.mk.

Tubimi i kandidatit për president të RMV-së, Blerim Reka në Zhelinë
Tubimi i kandidatit për president të RMV-së, Blerim Reka në Zhelinë

Nga ana tjetër, liderët e partive mbështetese të Rekës, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, thanë se do të hiqet maska që manipuloi me shqiptarët që 18 vjet dhe se Stevo Pendarovski nuk do ta ketë votën e pastër shqiptare.

“E kemi për obligim që ta heqim maskën që manipuloi shqiptarët që 18 vjet. Ne asnjëherë nuk do ta përkrahim dikë që nuk është sikur ne, që nuk është shqiptar”, tha Sela.

“Pendarovski e di se nuk do ta ketë votën e pastër shqiptare. BDI-ja në vitin 2014-të nuk e ka përkrahur, sepse ishte opozitë, kurse tash i jep përkrahje sepse është pjesë e Qeverisë”, tha Kasami.

Tubimi i kandidatit për president të RMV-së, Blerim Reka në Zhelinë
Tubimi i kandidatit për president të RMV-së, Blerim Reka në Zhelinë