Regjistrimi, do të ketë edhe graf për përkatësinë etnike?!

Qytetarët do të deklarohen edhe për përkatësin e tyre etnike në Regjistrimin e popullësisë i cili duhet të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm, raporton Tv “24 Vesti”.

Duke njoftuar se kryemnistri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, janë marrë vesh rreth çështjes kontestuese, transmeton gazeta KOHA.

Sipas informacioneve të televizionit ligji është në fazën finale, ndërsa sipas planfikimeve pritet që gjatë javës të kalonë në Qeveri.

Përndryshe, regjistrimi i fundit që është mbyllur si proces në tërësi është ai i vitit 2002.

Ndërsa në vitin 2011, pas një sër polemikave dhe akuzave politike i njëjti u ndërpre disa ditë para mbarimit. (koha.mk)