Real Madrid po bën lëvizjen e fundit drejt Pogba

Real Madrid po bën përpjekjen e fundit për të firmosur me Paul Pogba. Në garë klubi madrilen nuk është vetëm, pasi edhe Juventus ka shfaqur inters.

Atyre i duhet të nxitojnë pasi merkato në Angli mbyllet me 8 gusht, dhe kjo i bën klubet të përshpjetojnë veprimet për të arritur te Pogba.

Të dyja ekipet po përpiqen të gjejnë nje zgjidhje, pasi nuk janë të gatshëm, të paguajn 150 milion eurot e kërkuara nga klubi i Manchesterit. Nga ky rezultat klubeve iu duhet të përfshijnë në marrëveshje edhe një lojtarë.

Sipas ”The Times” madrilenët ofruan 30 milion euro dhe James po u refuzuan nga “Djajtë”.

Sidoqoftë “ Los Blancos” ka ‘yje’ të tjerë plot dhe Bale kryeson listën e lojtarëve që mund të bëhen pjesë e këtij operacioni. Ndërsa nga ana tjetër Juventus i ofron Mandzukic.