Ramadani i Besës reagon në lidhje me mos shpërblimin nga qyteti i Shkupit, për kampionin Besir Alili

Këshilltari i Lëvizjes BESA në qytetin e Shkupit, Sedat Ramadani, ka reaguar në lidhje me mos futjen në rend të ditës në mbledhjen e mbajtur, për shpërblimin e kampionit në mundje Besir Alili, duke rikujtuar udhëheqësinë e Qytetit të Shkupit se keqperdorin sukseset e sportistit Besir Alili për marketing politik ndërsa nuk mbajnë premtimet e dhëna, njofton TopalNews.

Ramadani në reagimin e tij, thekson se një anashkallim i tillë u bë edhe nga këshilltarët shqiptarë të pozitës, të cilët nuk e shikuan të rrugës që të reagojnë për faktin se kjo pikë e tendit të ditës nuk ishte paraparë në seancë, megjithatë pas insistimit të Ramadanit, kryetarini qytetit të Shkupit u detyruar të thirr mbledhjen e re brenda ditës me pikën e vetme të rendit të ditës, pra dhënien e shpërblimit për kampionin evropian në mundjen, Besir Alili./TopalNews/