Rama pas mbledhjes me kryesinë: Të gatshëm për diskutim, por jo për mandatin tonë

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit me drejtuesit socialistë tha se janë të gatshëm për diskutim në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, por pa vënë në diskutim mandatet.

“Jemi të gatshëm për diskutim, por jo për mandatin tonë”.

Ndër të tjera, Rama deklaroi se u bë një diskutim me pjesëmarrjen e të gjithë socialistëve për të vijuar procesin e brendshëm.

“Kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm, sepse kemi mësuar që pas çdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi së bashku të lexojmë votën, të lexojmë pritshmërinë, të lexojmë atë që është baza e formësimit të një qasjeje strategjike elektorati.

Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër, afatgjatë zgjedhjet e qershorit të 2021, si afatshkurtër gjithë procesin e brendshëm të zgjedhjeve në PS, kombinuar me gjithë procesin e planifikimit dhe administrimit të gjithë këtyre territoreve, që tani janë besuar drejtuesve socialistë në bashkitë e vendit”, tha shefi i socialistëve.