Rama: Imamë nga Europa, në Shqipëri me kontribute besimtarësh (VIDEO)

Kryeministri Rama publikoi rastin e katër imamëve të ardhur nga Europa, të cilët sollën në Shqipëri ndihma për të prekurit nga tërmeti.

“Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptare të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur bashkëpunimin konkret, në funksion të Rindërtimit”, shkroi kreu i qeverisë, duke shpërndarë pamjet e takimi me ta dhe një mesazhi të përbashkët solidariteti.