Qeveria mund të funksionoj edhe pa BDI-në (KOMBINATORIKAT E MUNDSHME)

Mos marrja e imunitetit nga ana e kuvendit të Maqedonisë ka ashpërsuar tonet në mes partnerëve të koalicionit qeveritar, LSDM-BDI. Dita e djeshme regjistroj “përplasjen” e parë publike, duke akuzuar njëra tjetrën se “kush ka faj për mos marrjen e imunitetit të Veljanovskit”, njofton TopAlNews.

Debati mes partnerëve të koalicionit mbrëm shënoj kulmin e saj. Në emisionin ‘click plus’ i ftuar ishte kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi, ku më pastaj në lidhje të drejtpërdrejt u kyç edhe Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Zekiri potencoj se BDI-ja nuk ka të drejtë morale për të folur për drejtësi sepse po kjo BDI ka shpëtuar nga paraburgimi Trajko Veljanovskin.

Nënkryetari Zeqiri theksoi se qeveria mund të funksionoj edhe pa BDI-në, duke hedhur mundësinë se ekzistojnë edhe opcione të tjera.

Por a mund qeveria të funksionoj pa BDI-në? Nëse analizojmë deputetët e tjerë të kuvendit, mund të bëhet shumicë parlamentare pa BDI-në. Aktualisht janë 68 deputet të shumicës parlamentare, nëse hiqen 10 të BDI-së mbeten 58 dhe 4 deputetët e BESËS dhe ASH-së bëjnë shumicën e nevojshme prej 62 deputetve dhe mundëson një funskionim normal të qeverisë.

Mbetët të shihet ditëve në vijim sesa do të zgjasë pa kënaqësia e partnerëve të koalicionit.