Punëtorët e higjienës komunale në Dibër 11 vjet pa kontribute të paguara, ndërpresin punën

Punëtorët e ndërmarrjes publike komunale “Standard” në Dibër sot kanë ndërprerë punën, ë shenjë revolte pasi që 11 vite nuk i janë paguar kontributet pensionale dhe shëndetësore.

Ata kanë thënë se nuk mund të shfrytëzojnë shërbimet mjekësore, pasi që nuk u paguar kontributet. Të punësuarit e kësaj ndërmarrje thonë gjithashtu se vazhdimisht janë gënjyer me vite të tëra se do ti paguhen këto kontributet, por kjo nuk ka ndodhur.

Borxhi ndaj kësaj ndërmarrje për ujin dhe mbeturinat është mbi 1,3 milionë euro, ndërsa borxhlinjtë janë amvisëri dhe subjekte juridike.