PSZH i shkakton humbje historike Man. Junajtedit

Paris Saint-Germain ka mposhtur 2-0 Manchester United në Old Trafford në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League. Me Neymar dhe Cavani të dëmtuar, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur një formacion tepër solid në fushë teksa Kylian Mbappe ishte sulmuesi i vetëm. Dhe u duk qartë në pjesën e parë se kampioni i botës nuk kishte mbështetje në sulm, por nga krahu tjetër as United nuk po arrinte të tregohej i rrezikshëm. Pas një pjese të parë të barabartë, Kimpembe zhbllokoi rezultatin për miqtë në minutën e 53’ pas krosit të Angel Di Maria-s nga këndi.

Di Maria dështoi te United në periudhën e Van Gaal, por është rikthyer të hakmerret ndaj klubit që e shiti vetëm një sezon pasi e bleu. Djajtë duhet ta mbyllnin takimin me një lojtar më pak pas të kuqit të Paul Pogba, i cili duhet të dilte nga fusha pas ndërhyjes brutale ndaj një prej lojtarëve të PSG.

Një avantazh i rëndësishëm për francezët, të cilët thjesht duhet të ruajnë rezultatin në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinale