PSG-ja refuzon edhe një ofertë të Barçës për Neymarin, dy lojtarë e 150 milionë euro

PSG ka refuzuar edhe një ofertë të Barcelonës për yllin brazilian, Neymar.

Barcelona ka ofruar sulmuesin Ousmane Dembele si huazim, mesfushorin Ivan Rakitiq, plus 150 milionë euro.

Mediat spanjolle raportojnë se kjo ofertë e ‘çmendur’ është refuzuar, transmeton kp.

Parisienët kanë kërkuar 170 milionë euro plus disa lojtarë dhe një ndër ta është Dembele.

Barcelona duhet ta bindë francezin për t’u larguar, mirëpo agjenti i lojtarit e ka bërë të qartë që francezi do të qëndrojë në “Camp Nou”.