Prokuroria mbyll hetimet për Saimir Tahirin, ja gjyqtarja që ka në dorë vendimin

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas një maratone të gjatë shtyrjesh afatesh dhe ankimimit që i bëri shtyrjeve të vazhdueshme Tahiri, organi i hetimit duket se ka ‘kopsitur’ dosjen dhe e ka nisur për gjykim.

Nesër në orën 13:00 pritet që Tahirit t’i komunikohen akuzat ndërsa deri tani ata mbahen shumë diskrete dhe nuk dihet ende. Është gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liliana Baku ajo e cila do të vendosë lidhur me këto akuza.

Ish ministri ka deklaruar se kjo është ‘beteja e jetës’ dhe se ai do i shkojë deri në fund.

Kujtojmë se gjykata italiane e Katanias e ka shpallur të pafajshëm ish ministrin i cili është përballur personalisht me prokurorinë e gjykatën, në çdo seancë.