Procedoret penalisht kryetari i Strugës, Ramiz Merko




Komisioni i Antikorrupsionit ka filluar procedim penal ndaj kryetarit të Strugës, Ramiz Merko. Sipas tyre Merko dyshohet se ka punuar në kundërshtim me ligjet dhe në kundërshtim të interesin publik duke shpenzuar në mënyrë jotransparente paratë e komunës.

Antikorrupsioni thirret në raportet e revizionit për punën financiare të komunës, ku janë vënë re disa parregullsi.

Antikorrupsioni do të kërkojë nga Enti Shtetëror për Revizion të gjitha raportet për funksionimin e komunës në 5 vitet e fundit.