Presidenti i La Ligas, Tebas: Do të ishte fantastike rikthimi i Mourinhos në La Liga

Presidenti i LaLiga, Javier Tebas do të ishte i kënaqur nëse Jose Mourinho do të kthehej në ligën elitare spanjolle.

Ish-menaxheri i Manchester United ka qenë i lidhur me një kthim në Real Madrid.

Dhe Tebas thotë se në rast se kthehet portugezi në Spanjë do të ishte një nder i madh për këtë garë.

“Një kthim në Spanjë për Mourinhon? Ai është një trajner i shkëlqyer dhe nuk mendoj se do të ishte i keq për La Ligën. Për ligën, do të ishte i mirë edhe nëse nuk di për cilën ekip”, ka pohuar ai.

Trajneri javë më parë u shkarkua nga klubi anglez pas rezultateve të dobëta të arritura me Unitedin.

Strategu gjithashtu raportohet se mund të rikthehet në ligën superiore të Italisë tek skuadra e Interit.

Ndryshe, 55-vjeçari më parë ka drejtuar edhe ekipe të tilla, si Chelsea dhe Porto.

Be the first to comment

Leave a Reply